Mbyllet vizita në Kosovë dhe Serbi, Escobar dhe Lajçak: Ka shpresë për zgjidhje, jo më dhunë në veri

Nga A2 CNN
26 Gusht 2022, 17:09 | Kosova
Mbyllet vizita në Kosovë dhe Serbi, Escobar dhe Lajçak: Ka

Kosova dhe Serbia te zotohen se nuk do të ketë dhunë në veri. Kjo ishte kërkesa e qartë e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, pas vizitës së zhvilluar këtë javë në Kosovë dhe Serbi këtë. Zyrtari i lartë i Shteteve të bashkuara tha se dialogu I ndërmjetësuar nga BE do të vazhdojë dhe se shpreson që deri në fund të muajit të arrihet një marrëveshje.

 “Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut. Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit”, deklaroi Escobar.

Në konferencën mbajtur në ambasadën amerikan në Beograd, diplomati i Shteteve të Bashkuara tha se shpreson që më 1 shtator, të mos ngarkohet jetesa e banorëve në veri të Kosovës dhe ata të jetojnë në paqe. Ai pranoi se bisedimet me të dy liderët kanë qenë të vështira por se ka parë gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Që bisedimet me Vucic nuk ishin aspak të lehtë këtë e konfirmoi edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, i cili zhvilloi dy takime me numrin një të Beogradit, e fundit për të cilëve në orët e vona të së enjtes.

https://a2news.com/2022/08/25/lajcak-dhe-escobar-takohen-me-serbet-e-veriut-nuk-mund-te-kete-me-barrikada/

Pas raundit të dytë Lajcak pohoi përmes një postimi në Twitter se shpresonte që ishin në rrugën e duhur. Sakaq presidenti serb tha se shpreson në një zgjidhje kompromisi me Kosovën për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe.

”Ne do të vazhdojmë bisedimet dhe besoj se në ditët në vijim do të mund të arrijmë një zgjidhje kompromisi, të paktën për një pjesë të vogël, pasi është e qartë se një zgjidhje e tillë nuk mund të arrihet fare sa u përket targave dhe disa çështjeve më të mëdha”, deklaroi Vucic.

https://a2news.com/2022/08/24/ceshtja-e-targave-ende-pa-zgjidhje-escobar-dhe-lajcak-ne-prishtine-me-1-shtator-sdo-te-kete-dhune/

Lajçak dhe Escobar vizituan këtë javë Kosovën dhe Serbinë, me qëllim për të përshpejtuar një marrëveshje për shmangien e tensioneve mes dy vendeve, para hyrjes në fuqi të vendimeve për reciprocitetin në kufi më 1 shtator. Ndërsa në media kanë qarkulluar zëra se palët mund të dakordësohen për një tjetër shtyrje të zbatimit të masave, Kurti ka përsëritur se do t’i përmbahet vendimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos