Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen dy vëllezër në Maliq

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 09:34 | Kronikë
Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen dy vëllezër

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Zvedzë-Pojan në Maliq mesnatën e djeshme.

Sipas policisë lokale, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip Volkswagen, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos