Humbën në finale ndaj Greqisë, Ronaldo: Jam i motivuar si në Europianin e vitit 2004

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 22:07 | Futboll
Humbën në finale ndaj Greqisë, Ronaldo: Jam i motivuar si në

“Nuk ia vlen të premtojmë titullin ose të bëjmë parashikime. Ajo që mund të premtoj është se ne do të luajmë çdo ndeshje për të fituar”.

Kështu u shpreh ylli i Portugalisë në prag të Kampionatit Europian në një intervistë për Federatën Portugeze të Futbollit.

Ai theksoi se është i motivuar njësoj si në vitin 2004, Europiani i parë kur ai luajti si protagonist, edhe pse Greqia triumfoi në finale.

“Pritjet janë të mëdha. Ne kemi fituar dy tituj shumë të rëndësishëm në vitet e fundit dhe kjo sjell përgjegjësi. Ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët. Jemi në finalet e Europianit dhe këtu nuk ka ndeshje të lehta”, tha Ronaldo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos