Mancini shpalos objektivat para Turqisë: Synojmë Londrën

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 19:12 | Futboll
Mancini shpalos objektivat para Turqisë: Synojmë Londrën

Roberto Mancini, trajneri i Italisë, në intervistën para ndeshjes hapëse të Kampionatit Europian ndaj Turqisë, mbrëmjen e së premtes në Olimpico, nuk ka hezituar të flasë edhe për objektivat e skuadrës që ai drejton, duke u shprehur se synon finalen që do të zhvillohet në Londër.

“Duhet ta respektojmë Turqinë, është një ekip me plot talent. Debutimi është gjithmonë i vështirë, por duhet të mendojmë për të luajtur futboll. Kam qenë i sigurt tre vjet më parë dhe tani jam edhe më i sigurt. Kemi punuar mirë, grupi është i shkëlqyer. Kemi qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe do të dëshironim të vazhdonim kështu dhe, në fund të fundit, nëse mundemi, të shkojmë në Londër. Ne do të flasim përsëri për këtë, por unë jam shumë i sigurt”.

Sfida me Turqinë do të luhet në “Olimpico”, në prani të 16 mijë tifozëve. Për trajnerin e të kaltërve do të ishte shumë më mirë nëse stadium i Romës do të mbushej në kapacitet të plotë.

“Do të kishte qenë më mirë të kishim shumë më tepër njerëz, duke pasur parasysh situatën që po evoluon. Do të kemi 16 mijë të pranishëm, duke përfshirë shumë tifozë turq. Ndoshta stadiumi i plotë do të na kishte dhënë një shtytje shtesë, megjithatë është kënaqësi të luash para tifozëve. Shpresojmë të luajmë mirë dhe të argëtohemi, duke qenë të qetë. Ky është qëllimi ynë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos