
Shqipëria u shpërfytyrua mbrëmjen e së shtunës në “Stade dë France”, duke u mposhtur 4-1 nga Franca kampione e botës.
Në këtë ndeshje për francezët shënoi dy herë Coman, një gol nga Giroud dhe një nga Ikone. Ylli i “gjelave”, Antoine Griezmann, mbylli një tjetër 90 minutësh pa e gjetur rrugën e rrjetës, pavarësisht paraqitjes tejet të dobët të mbrojtjes kuqezi.
Madje, ai pati një mundësi të artë për të shënuar teksa rezultati ishte 2-0. Franca fitoi një 11-metërsh dhe ishte sulmuesi i ri i Barcelonës ai që e mori topin për ta ekzekutuar, por e përplasi atë në traversën e mbrojtur nga Strakosha.
Megjithatë, pasi një triumfi të tillë, edhe pse Griezmann nuk shënoi, ai sërish ishte në humor pas ndeshjes. I pyetur për penalltinë, 28-vjeçari tha me shaka: “Gruaja ime nuk po e shikonte ndeshjen dhe kështu...” ... ai nuk kishte motivim. Antoine dhe gazetari qeshën, por "Franca dhe Barcelona në vazhdim duhet të kujdesen që ndeshjet e tyre të ndiqen nga bashkëshortja e sulmuesit që ai të jap maksimumin"... (A2 Televizion)