“Tre Luanët” shkatërrojnë Bullgarinë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2019, 20:32 | Futboll
“Tre Luanët” shkatërrojnë Bullgarinë

Ka rezultuar një përballje e lehtë ajo mes Anglisë dhe Bullgarisë në ndeshjen e radhës eliminatore për Euro 2020. Ekipi i Southgate fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj miqve bullgarë në një ndeshje të luajtur në “Wembley”.

Sulmuesi i Tottenham Kane shkëlqeu në këtë takim duke shënuar 3 gola, 2 prej të cilëve me penallti. Goli tjetër i ndeshjes u realizua nga sulmuesi tjetër Sterling.

Ndeshja pothuajse nuk pati histori, me një dominim total të ishullorëve që me këtë 3 pikësh morën vendin e parë të klasifikimit, i cili për disa orë u mbajt nga Kombëtarja e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos