Aktori i famshëm për interpretimin në filmat “Slumdog Millionaire” dhe “Life Of Pi”, Irrfan Khan, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçari pas humbi betejën me kancerin në zorrën e trashë.
Aktori indian u diagnostikua me kancer në vitin 2018. Sipas zëdhënësit të tij, Khan ndërroi jetë i rrethuar nga bashkëshortja dhe dy fëmijët.
Vitin e kaluar, Khan postoi një video ku tregoi eksperiencën e tij me kancerin.
“Në raste të tilla, nuk ke zgjidhje tjetër veçse të tregohesh pozitiv. Është në dorën tënde nëse do ta kalosh me pozitivitet ose jo”, thoshte aktori. (A2 Televizion)