Rolling Stones, Elton John, Taylor Swift, Andrea Bocelli dhe Billie Eilish do të jenë vetëm disa nga emrat e mëdhenj të muzikës që do të përformojnë në një koncert që do të shfaqet live në internet të dielën, në mbështetje të atyre që luftojnë në vijën e parë të betejës kundër COVID-19.
Koncerti do të quhet “Një botë: Së bashku në shtëpi”, dhe do të përfshijë performanca nga 100 artistë të ndryshëm.
“Një botë: Së bashku në shtëpi” do të përfshijë performanca nga 100 artistë të ndryshëm Prezantuesit "janë yjet" e talk show, Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert Lady Gaga është koordinatorja artistike Taylor Swift Elton John Billie Eilish Celine Dion Chris Martin Andrea Bocelli Jennifer Lopez Paul Mc CArtney RIta Ora Rolling Stones
Eventi global që do të zgjasë rreth 8 orë, u organizua nga lëvizja “Global Citizen” dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kuratore e eventit është një yll i muzikës pop, Lady Gaga, ndërsa prezantues të tij do të jenë personalitetet televizive të “talk show”, Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon.
“Krerë shtetesh, artistë dhe njerëz nga e gjithë bota kanë bashkuar forcat për t’i shkruar botës një letër dashurie”, deklaroi Lady Gaga.
Shikuesit nga e gjithë bota do të mund ta shohin shfaqjen e ndarë në dy pjesë, nga ora 14 e së dielës, dhe gjatë saj do të tregohen edhe histori të infermierëve dhe mjekëve që luftojnë kundër pandemisë së koronavirusit.
Të ardhurat e gjeneruara nga koncerti do të shkojnë për fondin e solidariteti për COVID-19 të OBSH-së. (A2 Televizion)