
Kryeministri i Rumanisë, Ludovic Orban dha dorëheqjen nga posti pasi partia e tij liberale humbi në zgjedhjet parlamentare të së dielës edhe pse fronti i qendrës ku ai bën pjesë shihet në “pole position” për të formuar qeverinë e re.
Në një proces zgjedhor që shihej si thelbësor për të ardhmen europiane të vendit, opozita e krahut të majtë nuk ia doli të marrë mbështetjen e nevojshme për të krijuar një mazhorancë kundër Orban.
Pas numërimit të rreth 95% të votave, PSD rezulton të ketë marrë 30% të preferencave në të dy dhomat e parlamentit ndërsa liberalët vetëm 25%. Ndërsa aleanca e qendrës USR-Plus që shihet si një aleate e liberalëve ka marrë 15%. (A2 Televizion)