Po ecnin të qeta në trotuar, por nëna dhe vajza e saj 15-vjeçare u përballën me një grabitës, i cili arriti t’i merrte telefonin nga duart ndërsa tentoi të largohej me shpejtësi me biçikletë.
Këtë herë, edhe pse u duk se grabitja shkoi me sukses dhe ishte diçka e lehtë për këtë të ri nga Brazili, nuk rezultoi aspak kështu.
Nëna e vajzës reagoi menjëherë. Edhe pse kishte vetëm një çadër në duar, ajo tentoi ta godiste grabitësin, i cili në tentativë për t’u larguar u rrëzua dhe më pas u përlesh me nënën e “tërbuar”, ndërsa vajza i mori telefonin. Vetëm pak sekonda më pas, disa persona të tjerë i vijnë në ndihmë nënës duke goditur mbi grabitësin, i cili në fund arrin të largohet, por tashmë është shpallur në kërkim nga policia.
“Reagova instinktivisht. Gjithçka që po përpiqesha të bëja ishte të mbroja vajzën time. Nuk u mendova dy herë edhe pse rrezikova shumë. Fatmirësisht më ndihmuan edhe disa persona të tjerë, të cilët e goditën grabitësin”, është shprehur gruaja. (A2 Televizion)