Humbi një medalje por fitoi një bashkëshort, propozimi live në Tokio

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 19:32 | Lifestyle

Nuk fitoi një medalje në Tokio, argjentinasja Maria Belen Perez Maurice, por ndoshta ka fituar diçka më të rëndësishme, dashurinë e jetës.

Atletja që garonte në disiplinën e skermës sapo ishte mundur në turet kualifikuese kur trajneri i saj, njëkohësisht edhe shoku i jetës, Lucas Saucedo, u afrua.

Por ai nuk i ofroi një shami për t’i fshirë lotët, por një pusullë që shkruante disa fjalë të thjeshta por të paharrueshme: “Do martohesh me mua?  Të lutëm”.

Maurice kësaj radhe nuk e humbi momentin, dhe pranoi duke harruar disfatën e disa minutave më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos