Modelë dhe artistë dalin nudo në Nju-Jork, "mbulojnë'' trupin me vizatime

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 08:47 | Lifestyle

E diela ishte një ditë feste në Nju-Jork. Kudo shihje pamje të pazakonta, njerëz nudo duke pozuar, por me trupin të mbuluar me ngjyra e vizatime e dizajne nga më të ndryshmet.

Kjo ishte mënyra se si 26 artistë dhe 45 modelë morën pjesë në festimet për atë që njihet si “Dita e vizatimeve në trup” në Nju-Jork, duke përdorur trupin si kanavacë, për të promovuar edhe mesazhin e pozitivitetit të trupit. Sipas pjesëmarrësve, kjo ishte edhe një ditë për t'i shpëtuar për disa momente krizës pandemike.

Modelët kanë qëndruar gati në tendat e ngritura në Nju-Jork teksa artistët kanë lyer për disa orë trupat e tyre. Turma njerëzish u mblodhën qark tyre për t'i soditur nga afër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos