
Aurelien Tchouamenin dhe Kingsley Coman ishin dy lojtarët e Francës që humbën penalltitë përballë Argjentinës në finale.
Dy futbollistët ranë menjëherë pre e komenteve fyese, madje edhe raciste nga ana e tifozëve në rrjetet sociale.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak klubit Bayern, pjesë e të cilit është Coman. Gjermanët kanë reaguar zyrtarisht për situatën duke i dalë në mbrojtje francezit.
“Bayern Munich dënon ashpër komentet raciste të bëra kundër Kingsley Coman. Familja e Bayernit të mbështet, racizmi nuk ka vend në sport dhe në shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatën e Bayern. (A2 Televizion)