Humbja e Iranit festohet në... Iran

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 17:13 | Futboll
Humbja e Iranit festohet në... Iran

Pas humbjes kundër SHBA-së që i eliminoi nga Botërori, jo të gjithë iranianët janë trishtuar, pasi ky dështim, veçanërisht ndaj ekipit amerikan, i heq mundësitë qeverisë për të kamufluar protestat e muajve të fundit.

Ekzekutivi iranian shpresonte se një fitore ndaj Shteteve të Bashkuara në Kupën e Botës do t'i jepte pak frymëmarrje, prandaj eliminimi është pritur mirë nga kritikët e liderit suprem të Iranit, Ajatollahut Ali Khamenei, të cilët kanë dalë me parulla në rrugët e kryeqytetit iranian, duke u tallur me pritshmëritë e larta të vendosura nga qeveria e vendit.

Ndërkohë, menjëherë pas fillimit të ndeshjes, shumë iranianë kanë përdorur rrjetet sociale për të kujtuar emrat e njerëzve që kanë vdekur në protesta.

Futbollistët iranianë ishin nën presion të lartë për shkak të protestave antiqeveritare që po zhvillohen në të gjithë vendin prej javësh, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini, një grua e arrestuar për shkelje të kodit islamik të veshjes. Në fakt, sipas CNN, qeveria e Iranit i kishte kërcënuar të afërmit e lojtarëve të ekipit të futbollit me burgosje dhe torturim, nëse futbollistët “nuk sillen mirë”, pas polemikave për refuzimin e këndimit të himnit në ndeshjen hapëse kundër Anglisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos