I ul të gjithë yjet në stol, Deschamps me 9 ndryshime ndaj Tunizisë

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 15:25 | Futboll

Pasi ka siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshme të Botërorit të Katarit, trajneri i Francës, Deschamps, ka vendosur të bëjë një rotacion të plotë për sfidën e tretë në grup.

Në orën 16:00, Franca do të luajë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Tunizisë dhe “Gjelat” do të zbresin në fushën e lojës me 9 ndryshime nga ndeshja e fundit.

Franca është kualifikuar për në fazën e ardhshme, ndërsa fitoi 4-1 ndaj Australisë dhe 2-1 me Danimarkën. Në sfidën tjetër të orës 16:00, Australisë do t’i mjaftonte vetëm një barazim ndaj Danimarkës për të siguruar vendin e dytë në grup dhe kalimin për në fazën e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos