Humbja në zgjedhje dhe dorëheqja e Alibeajt, flet Salianji: Kushdo që lufton për poste personale është turpi i vendit!

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 10:59 | Politikë
Humbja në zgjedhje dhe dorëheqja e Alibeajt, flet Salianji: Kushdo

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke folur jashtë sallës së Parlamentit ka komentuar situatën brenda kësaj force politike, pas zgjedhjeve të 14 majit dhe vendimit të Enkelejd Alibeajt për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së zyrtare.

Sipas Salianjit, me atë që ka ndodhur këto ditë është vërtetuar ajo që është thënë prej kohësh se është një regjim në këtë vend dhe se u vërtetua që Shqipëria nuk bën dot zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kush janë këto njerëz që kanë dëmtuar PD-në brenda?

Deputetë brenda PD-së që nuk kanë bërë fushatë, nga ana tjetër ka njerëz që kanë punuar edhe kundër. Së pari, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shohin se çfarë kanë bërë vetë dhe ata që kanë bërë fushatë, të mbajnë përgjegjësi për rezultatin.

Partia Demokratike dhe opozita duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të tejkaluar vetveten. Kushdo që e shikon këtë si një moment të dobët për të përfituar nga PD-ja, duhet të mendojë në interes të demokratëve.

A mund të flisni me emra?

Po ju them që në mendimin tim opozita duhet të reflektojë, të merret me veten. Gjithçka tjetër, unë nuk jam për këtë variant, mendoj që çdokush duhet të ulet dhe të gjejë mekanizmat e duhura. Nuk mund të mbahet peng opozita nga njerëz që nuk kanë interes për të fituar PD-në.

Ka bërë skemë z. Alibeaj që ka dhënë dorëheqjen?

Unë shoh një përpjekje tjetër për të dëmtuar interesat e demokratëve, të Partisë Demokratike. Ka një përpjekje për t’u fragmentarizuar. Secili ka interes për të marrë ndonjë funksion, por nuk do të zgjasë më shumë se dy orë.

Unë jam i variantit që të gjithë deputetët e opozitës duhet të mblidhen bashkë dhe të gjejnë zgjidhje në raport me perceptimin publik dhe nëse nuk kanë më interesa që opozita të fitojë, por kanë interesa që Rama të fuqizohet më shumë, atëherë kjo nuk i shërben PD-së.

Nuk është momenti që në momente vështirësish si ky moment për opozitën shqiptare, të krijojë ngërçe të tjera. Që do t’i jepnin një tjetër avantazh Edi Ramës dhe opozitës siç ndodhi në këto zgjedhje.

Opozita duhet të tejkalojë çdo ndasi dhe ndarje ideologjike, për të pasur mundësi të kemi një opozitë gjithëpërfshirëse. Secili prej nesh është përgjegjës. Të gjithë ne që luftojmë për funksione personale jemi turpi i vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/18/doreheqja-e-alibeaj-paloka-perfundoi-misionin-qe-i-kishin-caktuar/
https://a2news.com/2023/05/18/tabaku-nese-pd-do-ishte-bashke-situata-do-ishte-ndryshe-ne-14-maj-te-reflektojme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos