Basha: Respektoni masat, por qeveria duhet të bëj rolin e saj dhe jo të mjekut

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 19:16 | Aktualitet
Basha: Respektoni masat, por qeveria duhet të bëj rolin e saj dhe jo

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe njëherë ka përsëritur përmes rrjeteve sociale apelin për të ndjekur rregullat e mjekëve për të parandaluar koronavirusin, për të cilat nevojitet “bashkëpunimi i të gjithëve”. Por sipas liderit opozitar, qeveria “duhet të bëj rolin e saj dhe jo atë të mjekut”.

Duke nënvizuar se kufizimet e forta nuk kanë nevojë “për kërcënime dhe shthurje  gjuhe, por për masa shtesë”, që sipas tij qeveria nuk ka ndërmarrë.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3018842818166879

Sipas tij qeveria nuk ka një skenar alternativ në qoftë se emergjenca vazhdon më gjatë, veçanërisht për garantimin e furnizimeve me ushqime dhe ilaçe, ose paketa interneti falas për nxënësit që duet të mësojnë nga banesat e tyre.

Kryeopozitari kritikoi edhe mos furnizimin nga ana e qeverisë të strukturave shëndetësore me pajisje respiratore shtesë, si dhe kitet e testimit për COVID -19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos