
Nga dita e nesërme, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në Facebook.
Masa, që fillon të dielën në orën 6 të mëngjesit, përfshin të gjitha mjetet, autobusë, mikrobusë dhe vetura personale, përtej atyre që kanë leje, ndërkohë që kufiri do të qëndrojë i hapur vetëm për transportin e mallrave. (A2 Televizion)