Hyn në fuqi zgjatja me 10 vjet e vizave amerikane për shqiptarët, Kim: Sot mund të jetë 1 prill, por nuk është shaka

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 13:11 | Aktualitet
Hyn në fuqi zgjatja me 10 vjet e vizave amerikane për shqiptarët,

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për zgjatjen 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara. Ambasadorja e amerikane në vendin tonë mirëpriti këtë mëngjes prilli aplikanten shqiptare, të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet.

“Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara. Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet. Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë”.

https://a2news.com/2022/03/28/vizat-per-shba-yuri-kim-jep-lajmin-e-mrekullueshem-per-shqiptaret/

Pak ditë më parë ambasadorja Kim dha lajmin e mrekullueshëm për të gjithë shqiptarët

"Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë", shprehet ambasadorja e SHBA-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos