Hyseni: Amnistia fiskale kalon në shtator, e rëndësishme për njerëzit e thjeshtë që kanë bërë nga dy-tri punë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 11:33 | Politikë
Hyseni: Amnistia fiskale kalon në shtator, e rëndësishme për

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve kanë shtyrë për në shtator shqyrtimin e projektligjit të amnistisë fiskale.

Anëtari i komisionit parlamentar të ligjeve, Alket Hyseni, dha në A2 arsyet e kësaj shtyrje. “Unë jam relator. Kishte shumë gjëra për të diskutuar dhe për këtë nuk ka asnjë nevojë të ngutshme për ta kaluar tani, do ta kalojmë në shtator. Më tepër kohë deputetëve dhe palëve të tjera për t’u njohur. Janë çështje të rëndësishme. Është një amnisti që duhet vlerësuar për rëndësinë që ka. Amnistia fiskale është mjaft e rëndësishme, një domosdoshmëri, për njerëzit e thjeshtë, njerëzit e zakonshëm, të cilët kanë punuar nga dy apo tri punë dhe tani këto të ardhura t’i legalizojnë. Ne po synojmë të ndërtojmë një ligj që të mos lërë asnjë hapësirë për problematika në të ardhmen. E rëndësishme për ne është të bëjmë një punë pa prishur punë të tjera”, u shpreh Hyseni.

Më tej, deputeti i Partisë Socialiste theksoi se amnistia fiskale do të kalojë në shtator dhe qëllimi i saj është i pastër, thotë ai. “Amnistia do të kthehet patjetër në shtator, pasi është procedurë parlamentare. Së dyti, të mos frikësohet askush, amnistia do të dalë ashtu siç është nisur. Qeveria ka një qëllim të pastër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos