PD i përgjigjet Ramës: Opozita, 100% dakord për hapjen e listave 100%

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 16:37 | Politikë
PD i përgjigjet Ramës: Opozita, 100% dakord për hapjen e listave

“Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER (Edi Ramës) me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme”. Kështu shkruan në Twitter Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

“Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe atë jemi të vendosur ta ruajmë dhe t'i shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar është 100% dakord, për hapjen 100% të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë”, shton më tej Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos