Një gazetare australiane rrezikoi seriozisht jetën kur po xhironte pranë një krokodili.
Zarisha Bradley e “Nine News” vendosi që të shikonte më nga afër krokodilin që po qëndronte në ujë, poshtë barkës së grupit të xhirimit.
Papritur, krokodili zgjatet me gojën hapur, me gazetaren që fatmirësisht reagon shpejt duke u zmbrapsur.
Duke e komentuar episodin e frikshëm, Bradley tha: “Mësova që nuk duhet t’i qesh kurrë një krokodili. Nuk besoj se në jetën time kam lëvizur ndonjëherë më shpejt se atë ditë”. (A2 Televizion)