I akuzuar për vrasje dhe objektiv i disa atentateve, kush është Elvis Gaçaj?

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 17:37 | Kronikë
I akuzuar për vrasje dhe objektiv i disa atentateve, kush është

Elvis Gaçaj, personi i cili dyshohet nga Policia si i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, nuk është emër i ri për Policinë dhe drejtësinë shqiptare. Ai dyshohet si i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale, ndërsa disa herë ka qenë edhe vetë shënjestër e atentateve.

Në prill të një viti më parë ai u arrestua së bashku me Leonard Dukën në Tiranë, ndërsa armën e hodhën nga ballkoni i banesës në oborrin e shkollës së mesme Partizani. Në atë kohë Gaçaj së bashku me të arrestuarit e tjerë u akuzuan vetëm për një sasi të vogël hashashi dhe dolën me arrest shtëpie.

https://a2news.com/2019/10/09/vrasja-e-santiago-malkos-arrestohet-elvis-gacaj/

Në vitin 2015 ai ishte objektiv i një atentati te "Lulishte 1 Maji" në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai vetë u plagos. Elvis Gaçaj akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte me lëndë narkotike.

44-vjeçari u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv. Gjithashtu i arrestuari mbrëmjen e së martës në Durrës akuzohet se ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008.

https://a2news.com/2019/10/02/e-kaluara-problematike-e-malkos-publikohet-video-e-plagosjes-ku-dyshohet-si-autor/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos