Në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine, arrestohet në Fier

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 14:14 | Kronikë

Një 45-vjeçar nga Fieri u arrestua ditën e mërkurë nga policia e këtij qyteti pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në kuadër në operacionit "Dërmënas" u vu në pranga 45-vjeçari F.G. të cilin gjykata e Milanos në Itali e kishte dënuar me 18 vjet e 4 muaj burg për organizatë kriminale me qëllime trafikun e drogës në sasi të mëdha.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit u sekuestrua një sasi lënde narkotike dhe 1 armë gjahu. Ndërkohët që autoritetet kanë nisur procedurat me autoritetet italiane për ekstradimin e këtij shtetasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos