
Mungesa e avokatëve mbrojtës ka bërë që pretenca për Arbër Çekajn, i akuzuari kryesor i prokurorisë për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri, të shtyhet sërish.
Arbër Çekaj u ekstradua nga Gjermania, ku ishte arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.
Po ashtu, për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kamionit që transportoi kontejnerin ku ishte fshehur droga nga Porti i Durrës drejt Maminasit.
Në pranga përfundoi edhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lusha. (A2 Televizion)