Forcat e policisë së Komisariatit të Lezhës, në kuadër të operacionit “Dajçi”, kanë arrestuar dy persona, të shpallur në kërkim nga drejtësia.
Falë një punë të mirëorganizuar të policisë, u vunë në pranga shtetasit K. N., 25 vjeç dhe K. P. (Sh.), 25 vjeç, të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin akuzohen se kanë plagosur me armë shtetasin S.N. pas një konflikti të ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Cenit”. Për këtë ngjarje, Gjykata e Lezhës ka caktuar masat arrest me burg për shtetasi K.N. dhe K.P. (Sh). (A2 Televizion)