
Në daljen e tij para Gjykatën për Krimet e Rënda, Erzen Uka, ish-komandoja i arrestuar për nxitje të terrorizmit, kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin.
“Sa të dal, do të jepni llogari. Nuk do ta kaloni kollaj”, ka pohuar ai në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura.
Uka nuk pranoi të ngrihet në këmbë për gjykatën, duke thënë se respekton vetëm Allahun.
Gjykata caktoi për të masën e sigurisë "arrest në burg".
Sipas Prokurorisë, i prezantuar në internet me emrin Hamzah Uka, ka publikuar video që propagandojnë vepra terroriste. (A2 Televizion)