I bie të fikët në mes të ndeshjes, ndërron jetë arbitri

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 10:56 | Futboll
I bie të fikët në mes të ndeshjes, ndërron jetë

Futbolli bolivian është në zi. Arbitri Víctor Hugo Hurtado ndërroi jetë pasi i ra të fikët gjatë ndeshjes Always Ready-Oriente Petrolero, e vlefshme për kategorinë e parë të Bolivisë.

Në minutën e 54-t të ndeshjes, arbitri nisi të lëkundej dhe u rrëzua në tokë. Menjëherë iu dha ndihma e parë mjekësore në fushë dhe u largua me ambulancë, por nuk arriti dot të shpëtonte.

https://twitter.com/FrancoRabaglio/status/1130238302865547270

Shkaqet e vdekjes po hetohen, por, sipas shtypit bolivian, 32-vjeçari mund të ketë pësuar infarkt.

Vdekja e arbitrit ka rikthyer debatin për veprimtaritë sportive që zhvillohen në lartësi të mëdha. Always Ready i luan ndeshjet e tij pranë La Paz-it, në një lartësi 4150 metra mbi nivelin e detit. Shumë mjekë nuk e këshillojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive pa u përshtatur më parë për një farë kohe me kushtet e reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos