
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku raportohet se, një 45-vjeçar, i burgosur i klinikës psikiatrike të Spitalit të Përgjithshëm të Korfuzit, ka vrarë një paciente 63-vjeçare, duke e goditur 12 herë me thikë në fytyrë dhe qafë.
Gjithçka ka ndodhur pak para orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, kur qendra operative e Drejtorisë së Policisë Korfuz u njoftua nga një infermiere e klinikës.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar ekipi i policisë ku ka arrestuar autorin, i cili vuan nga çrregullimi bipolar dhe psikoza. Nga e njëjta sëmundje vuante edhe viktima e sulmit, sipas mediave greke. (A2 Televizion)