
Vijon situata e rënduar në Tripoli të Libisë, ku forcat qeverisëse, të mbështetura edhe nga koalicioni ndërkombëtar, po përballen me ushtrinë e gjeneralit Khalifa Haftar.
Në sulmin e orëve të vona të së shtunës ndërmarrë nga forcat e tij humbën jetën 30 persona, ndërkohë që 33 të tjerë mbetën të plagosur.
Lajmin e konfirmon një zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar, pjesë e të cilit është edhe Turqia me një numër të madh ushtarësh në vend.
Ankaraja zyrtare reagoi mbi ngjarjen nëpërmjet një deklarate ku shkruhet se është e nevojshme ndërhyrja urgjente e komunitetit ndërkombëtar për të izoluar ndihmën ndaj gjeneralit Haftar dhe ushtrisë së tij në mënyrë që të marrë fund edhe situata e luftës në Libi. (A2 Televizion)