Bie nga lartësia teksa punonte, dëmtohet rëndë egjiptiani në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 15:28 | Kronikë
Bie nga lartësia teksa punonte, dëmtohet rëndë egjiptiani

Një shtetas egjiptian ka mbetur i plagosur rëndë pasi ra nga një lartësi e madhe teksa ishte duke punuar.

Ngjarja është regjistruar pasditen e së shtunës, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, ku dyshohet se shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç, aksidentalisht ka rënë nga lartësia ndërsa po punonte.

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos