I dënuar me 18 vjet burg në Itali, pranga lezhjanit

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 12:22 | Kronikë
I dënuar me 18 vjet burg në Itali, pranga lezhjanit

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 48-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Falë bashkëpunimit me Fast Albania dhe Interpol Tirana u bë i mundur arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit Edmond Sufja.

Ky shtetas është dënuar me 18 vjet burg nga gjykata e Milanos në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos