
Nëse gara në Premier League këtë vit do të kishte rivalitet deri në javët e fundit supersfida e mbrëmjes, Manchester City – Liverpool, do të ishte dueli i titullit. Por, në “Etihad Stadium”, skuadra e Jurgen Klopp do të zbresë me petkun e kampionit, pikërisht përballë rivalëve kryesor të viteve të fundit, skuadrës që një vit më parë i rrëmbeu titullin me vetëm një pikë diferencë në përfundim të kampionatit. City dhe Liverpool do të jetë përtej të tjerave, një sfidë prestigji, me dy skuadrat që i kanë dhënë fund objektivave.
Machester vjen nga humbja ndaj Chelsea-t, ndeshje që mundësoi festën e Liverpool. Gjithsesi ekipi i Pep Guradiolës ka krijuar një distancë sigurie për vendin e dytë në klasifikim, ndërkohë që me një fitore përballë kampionëve, do të thellonin diferencën në 11 pikë nga ndjekësit e Leicester City.
Liverpool ka fituar vetëm një herë në stadiumin e City-t në 10 vitet e fundit, dhe ajo ndodhi në vitin 2015, në ndeshjen e parë Jurgen Klopp përballë “Cityzens” si trajner i “Të Kuqve”. Ndeshja o të jetë e veçantë pasi vendasit do të nderojnë me ceremoninë tradicionale dhe duartrokitje kampionët e rinj të Anglisë, që morën fronin pas 30 vitesh. (A2 Televizion)