Milan nuk ia del ndaj SPAL, kupat e Europës në rrezik

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 07:36 | Futboll
Milan nuk ia del ndaj SPAL, kupat e Europës në rrezik

Atëherë kur u mendua se Milan kishte gjetur formën, me disa rezultate pozitive të njëpasnjëshme, kuqezinjtë befasuan duke barazuar 2-2 me SPAL, skuadër e cila është thuajse e rënë nga Serie A.

Më shumë sesa një barazim, ishte një vetëvrasje e bardhebluve të cilët kryesuan 2-1 deri kohën shtesë, por u ndëshkuan nga një autogol në sekondat e fundit të ndeshjes.

Për më tepër, SPAL luajti me një lojtar më pak për rreth 45 minuta. Skuadra e Piolit arriti me fat të marrë një pikë me fat, por ndalesa mund t’i kushtojë vendin në Kupat e Europës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos