All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

I dizajnuar nga Karl Lagerfeld, njihuni me hotelin spektakolar në Las Vegasin e Azisë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 21:22 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Një hotel luksoz me 5 yje, i dizajnuar i gjithi nga stilisti i ndjerë Karl Lagerfeld, ka hapur dyert në Makau, rajonin kinez që njihet edhe si Las Vegasi i Azisë.

Lagerfeld punoi në këtë hotel, që quhet The Karl Lagerfeld Macau, për disa vite përpara se të vdiste në vitin 2019.

All - Paragraf - 3

Hoteli ka 271 dhoma, një “lounge” spektakolar, spa dhe pishina brenda dhe jashtë, ndërkohë që restoranti i tij udhëhiqet nga kuzhinieri me yje Michelin, Jose Avillez.

Edhe detajet e vogla, si çarçafët e shtretërve, thuhet se kanë “shenjën” e kreativitetit të Karl Lagerfeld. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos