I doli emri në hetimet për dosjen “Ahmetaj”, Nasufi: Jam i gatshëm të shkoj në SPAK

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 10:31 | Politikë
I doli emri në hetimet për dosjen “Ahmetaj”, Nasufi: Jam i

Teksa emri i ish-kryebashkiakut të Beratit, Fadil Nasufi u përmend në dosjen e SPAK, vjen një reagim nga deputeti socialist.

Në një dalje për mediat, Nasufi ka mohuar lidhjet me Ahmetajt dhe përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

“Jam i gatshëm të shkoj në SPAK. Nuk kam lidhje me inceneratorët apo për procedurat për të cilat diskutohet Ahmetaj. Nuk kam kërkuar favore për tenderët. Ç’ lidhje kam unë më këtë gjë?! Një udhëtar i varfër, nuk ka frikë nga asnjë kusar, sado i lig që të jetë”, tha në fjalën e tij ish-kryebashkiaku Fadil Nasufi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/13/kerkesa-e-spak-per-te-arrestuar-ahmetajn-tabaku-lajm-i-mire-u-faktuan-denoncimet-tona/
https://a2news.com/2023/07/12/ps-dorezon-ahmetajn-kuvendi-zhvesh-deputetin-nga-imuniteti-jep-ok-per-arrestimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos