
Një oficer policie u qëllua për vdekje, me armë zjarri, brenda ambienteve të një stacioni policie në Londër nga një person që ishte ndaluar prej tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në stacionin e policisë në Croydon në jug të Londrës, ku i dyshuari nxori një armë dhe qëlloi disa herë oficerin dhe veten.
Efektivi u ndihmua menjëherë nga mjekët, por ndërroi jetë disa orë më vonë për shkak të plagëve të marra, ndërsa agresori, një 23-vjeçar, vijon të jetë në spital në gjendje kritike për jetën.
Është ende e paqartë se si i dyshuari hyri i armatosur në ambientet e stacionit të policisë, ndërkohë që ka nisur një hetim për zbatimin e rregullores, e cila në këtë rast dështoi. (A2 Televizion)