
Përveç koronavirusit, një plagë që mbetet gjithnjë e hapur në trupin e planetit është klima.
Data zyrtare e mbledhjes së liderëve botërore u caktua 12 dhjetori, por sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, filloi pa humbur kohë fushatën për ndërgjegjësimin e popujve.
“Nuk kemi më kohë për të humbur, përgjigjja jonë mbi ndryshimet klimatike duhet të jetë e menjëhershme, e vendosur, intensive në veprime dhe e pranueshme nga të gjitha vendet”, tha ai.
Sipas Guterres, përqendrimi i gazrave serë ka kapur nivele rekord që si pasojë kanë përkeqësuar ndikimin atmosferik dhe po marrin jetë njerëzish.
Shkencëtarët, ndërkohë pohojnë se rritja e nivelit të ujërave rrezikon seriozisht Nju Jorkun, Tokion, Londrën dhe Hamburgun, ndër qytetet kryesore të botës. (A2 Televizion)