Digjet “Smart”-i i 34-vjeçares, dyshohet zjarr i qëllimshëm

Nga A2 CNN
23 Korrik 2022, 12:27 | Kronikë
Digjet “Smart”-i i 34-vjeçares, dyshohet zjarr i

Policia e Korçës bën të ditur se një makinë tip “Smart” është djegur pak pas mesnate në lagjen nr.10 në Korçë.

Sipas të dhënave të policisë, zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

“Më datë 23.07.2022, rreth orës 01:30, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti tip "Smart" në pronësi të shtetases L. Z., 34 vjeçe, banuese në Korçë, i parkuar në afërsi të banesës së saj. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos