All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Krimet në vend, PD: Emergjencë kombëtare, vrasje nën hundën e policisë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2022, 14:44 | Kronikë
Krimet në vend, PD: Emergjencë kombëtare, vrasje nën
All - Paragraf - 1

Partia Demokratike e cilëson emergjencë kombëtare, situatën me krimet në vend.

Sekretari për Diasporën, Indrit Hoxha, nga selia blu theksoi se gjithçka po ndodh nën hundën e Policisë së Shtetit.

All - Paragraf - 3

“Mbrëmë në Milot dhe një javë më parë në Fushë Krujë, krimi i organizuar dëshmoi se është më prezent dhe më i sofistikuar se shteti. Shteti nuk e tremb më, por bashkëpunon me të. Partia Demokratike lëshon thirrje për trajtimin si emergjencë të rendit dhe përfshin këtu të gjithë faktorët relevantë. Përgjegjësitë duhet të kërkohen në të sotmen dhe jo në dekadën e kaluar. Kemi të bëjmë me një kapitullim të shtetit. Luftën po e fitojnë ata që po i bëjnë punët e zeza me kohë të plotë. Një qeveri që ka kapitulluar duhet të hapë rrugën. Rrugë tjetër nuk ka”, u shpreh Hoxha. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos