Policia spanjolle ka nisur hetimet për vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinozauri.
Autoritetet u njoftuan pasi një baba dhe djali i tij ndjenë një erë të rëndë që vinte nga statuja që ndodhet në Santa Coloma de Gramenet, në periferi të Barcelonës.
Babai më pas pa kufomën përmes një çarjeje në këmbën e zbrazët të Stegosaurusit.
Tre skuadra zjarrfikësish u thirrën në vendngjarje pasi trupi u zbulua dhe zjarrfikësit hapën këmbën e dinozaurit për ta nxjerrë.
Media lokale raportojnë se burri dyshohet se ishte përpjekur të merrte një telefon celular që ai ra brenda statujës. Ai më pas ra brenda saj dhe mbeti i bllokuar me kokë poshtë, në pamundësi për të thirrur për ndihmë. (A2 Televizion)