Nga doli Covid-19? Informacioni i ri në Wuhan ndez debatin për origjinën

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 12:53 | Bota
Nga doli Covid-19? Informacioni i ri në Wuhan ndez debatin për

Wuhan, Kinë. Këtu u raportua rasti i parë me Covid-19 në nëntor të 2019-s. Në mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një raport me 120 faqe duke theksuar 4 teori për origjinën e tij.

Një skenar shumë të mundshëm: virusi u përhap te njerëzit përmes kafshëve si lakuriqët e natës. Një tjetër, me ekstremisht shumë pak gjasa, ishte që virusi të ketë dalë nga laboratori. Por tani, ka dalë një informacion i rilidhur me kërkuesit në një nga laboratorët e Kinës, Instituti i Virologjisë në Wuhan.

Një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se 3 shkencëtarë të laboratorit u sëmurën në nëntor të 2019-s dhe ishin shtruar në spital.

Departamenti i Shtetit njoftoi në janar se në vjeshtën e 2019-s disa shkencëtarë patën simptoma të ngjashme me Covid-19. Drejtori i Laboratorit në Wuhan u përgjigj për mediat shtetërore duke e quajtur raportimin “një gënjeshtër të plotë” dhe se “ato pretendime ishin të pabaza”.

Informacioni i ri ndez debatin për nevojën e një hetimi më në thellësi për origjinën e Covid-19. Kjo edhe nga mungesa e transparencës në procesin e OBSH.

“Mendoj se duhet të vazhdojmë të hetojmë se çfarë ndodhi në Kinë për të zbuluar ekzaktësisht të vërtetën”, tha Anthony Fauci, virolog në SHBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos