OBSH kritikon të pasurit: 10 shtete kontrollojnë fatin e pjesës tjetër të botës

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 13:54 | Bota
OBSH kritikon të pasurit: 10 shtete kontrollojnë fatin e pjesës

Pandemia e koronavirusit ka nxjerrë në pah pabarazitë skandaloze, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Marrë shkas nga kjo, Tedros Adhanom Gebrejesus, nxiti kompanitë prodhuese që të japin më shumë vaksina për vendet e varfra.

 “Kriza e vazhdueshme e vaksinave është një pabarazi skandaloze që është nxjerrë në pah nga pandemia. Mbi 75% e të gjitha vaksinave kanë shkuar vetëm në 10 vende. Nuk ka një mënyrë diplomatike për ta thënë: një grup i vogël vendesh që prodhojnë dhe blejnë pjesën më të madhe të vaksinave kontrollojnë fatin e pjesës së mbetur të botës”, deklaroi kreu i OBSH-së.

Kështu që u bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që të mbështesin iniciativën për të vaksinuar të paktën 10% të popullatës së çdo shteti deri në shtator dhe që në dhjetor të përmbushim synimin e imunizimit të 30% të popullatës.

Kjo është thelbësore për të ndaluar sëmundjet e rënda dhe vdekjet.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos