Gianlugi Donnarumma ka përjetuar një natë tmerri në Paris. Portieri i Paris Saint-Germain është sulmuar nga hajdutët në apartamentin e tij. Ata, pasi janë futur brenda, kanë lidhur portierin italian dhe bashkëshorten e tij.
Për fat, në një moment të caktuar dyshja ka mundur të lirohet dhe është larguar nga banesa, duke iu drejtuar një hoteli në orën 03:20 të mëngjesit së të premtes.
Menjëherë, pjesëtarët e hotelit lajmëruan forcat e rendit ndërkohë që hajdutët ia dolën të largoheshin duke marrë me vete sende në vlerën e 500.000 eurove.
Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa çifti Donnarumma u dërgua në spital teksa dyshja është ende e shokuar nga kjo ngjarje e rëndë. (A2 Televizion)









