I infektuar me koronavirus, shtrohet në spital ministri maqedonas

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 16:55 | Ballkani
I infektuar me koronavirus, shtrohet në spital ministri maqedonas

Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski është dërguar mbrëmjen e djeshme në spitalin e Shkupit për trajtim më të specializuar për shkak të komplikimeve që ka pasur nga koronavirusi.

Në komunikatën e Ministrisë së Brendshme bëhet me dije se Spasovski po qëndron në Klinikën Infektive pasi pati temperaturë të lartë, megjithatë gjendja e tij është e qëndrueshme.

Ministri Spasovski mbrëmjen e së hënës njoftoi në profilin e tij në Facebook se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos