
Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë shifra shqetësuese nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit, vendi fqinj ka kryer 2236 testime, nga ku janë konfirmuar 638 raste të reja. Qyteti më i prekur vijon të mbetet Shkupi me 353 infeksione ditore.
Përpos shtimit të rasteve të reja me koronavirus, vendi ka regjistruar 15 viktima.
Me shifrat e raportuara nga autoritetet, numri i përgjithshëm i të diagnostifikurëve me COVID-19 në vend shkon në 27.827, numri i të shëruarve është 19.479, ndërsa i viktimave në 949. (A2 Televizion)