Ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit, bashkëshorti i 46-vjeçares: Presim drejtësinë, unë di që zonja ime iku nga mjekimi, nga pakujdesia

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 11:09 | Aktualitet
Ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit, bashkëshorti i

Bashkëshorti i 46-vjeçares Anila Bazelli, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në spitalin e Pogradecit, thotë se ajo ishte me shëndet të mirë kur u dërgua në spital. “Ka mbërritur me këmbët e saja, me tension normal. 10 minuta pas gjilpërës ajo mbaroi direkt. Nuk ka pasur sëmundje të tjera vetëm pak probleme me astmën. Për të tjerat presim organet e drejtësisë”, tha Luan Bazelli. “Janë organet qe po merren me çështjen, di që zonja ime ka ikur nga mjekimi, pakujdesia”.

Duke qenë se familjarët kanë akuzuar mjekët, autopsia për të përcaktuar shkaqet e vdekjes do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve. Për çështjen po hetojnë edhe autoritetet.

A2 CNN ka konfirmuar nga burime pranë grupit të hetimit se vdekja e mësueses dyshohet të ketë ardhur për shkaqe kardiake. I njëjti burim tha se kjo ka qenë edhe përgjigja dhënë për grupin e hetimit nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Për ngjarjen reagoi edhe spitali i Pogradecit. Shefi i Shërbimit, Dr Vasfi Topçiu, shprehu ngushëllimet për familjarët. “Mund t'iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër”, ka thënë ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/28/mesuesja-nderron-jete-ne-spitalin-e-pogradecit-familjaret-akuzojne-mjeket/

A2 CNN Livestream

Latest Videos