
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Durrës, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Golemi”, duke arrestuar një punonjës policie i cili i kishte kërkuar 4000 euro një personi për të mos i arrestuar djalin.
Gjatë ushtrimit të detyrës, I.D. i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllim favorizimin për mosarrestim në flagrancë të djalit të tij. I riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.
Me qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” në “Mosbindje ndaj punonjësit të Policisë”, oficeri i Policisë kërkonte shumën e sipërmendur prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, si duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit. (A2 Televizion)