Trafikimi i 613 kg kokaine, shtyhet sërish seanca për Çekajn

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 12:48 | Kronikë
Trafikimi i 613 kg kokaine, shtyhet sërish seanca për Çekajn

Gjykata e Posaçme shtyn seancën për Arbër Çekajn dhe dy të bashkëpandehurit, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine në Shqipëri.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të Arbër Çekajt.

Për shkak të situatës së përseritur, gjykata ka gjobitur me 5 000 lekë avokatin Maks Haxhia.

Seanca e radhës do të mbahet më 13 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos