Mbytet një tjetër pushues në Durrës

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 18:53 | Kronikë
Mbytet një tjetër pushues në Durrës

Një grua 60 vjeç ka humbur jetën në plazhin e Durrësit pasi u mbyt në det, duke shënuar një tjetër viktimë me nisjen e sezonit veror.

Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e pasdites të së martën në lagjen nr.13 në plazh. Viktima është 60-vjeçarja F.Zh. e cila sipas dëshmive nga vendngjarja kishte hyrë për t’u larë në det, por nuk mundi të dalë e gjallë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos